E rëndë, gjendet i vetëvarur 54-vjeçari në Elbasan

Një 54-vjeçar është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij në Elbasan. Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur pa shenja jete, ndërsa policia bën me dije se kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në fshatin Veterik është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte në afërsi të banesës së tij, shtetasi P. P., 54 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 20.10.2022 21:45