E RËNDË/ Disa të vdekur në Norvegji, burri i vret me shigjetë (FOTO & VIDEO)

Një person në Norvegji ka sulmuar disa të tjerë me shigjeta duke lënë të vdekur disa prej tyre e duke plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Kongsberg, ndërsa policia ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar.

“Një person është neutralizuar. Nga informacionet që kemi, autori ka vepruar i vetëm”, njoftoi policia norvegjeze.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve. Sipas raportimeve, autori me hark dhe shigjeta në duar ka lëvizur në një zonë të konsiderueshme të qytetit dhe dyshohet se numri i të dëmtuarve është i lartë./albeu.com