E RËNDË/ Burri në Prishtinë dhunon tre gra me shkop bejsbolli (VIDEO)

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku duket se burri po dhunon ashpër 3 gra.

Ato ndërhyjnë të mbrojnë njëra-tjetrën, por pa rezultat sepse burri me shkop vijon t’i godasë. Kjo ngjarje është denoncuar në polici, sipas faqes që ka publikuar pamjet shqetësuese.

“Rruga Ahmet Krasniqi, nje person sulmon tre vajza ne mes te dites ne Prishtine, rasti eshte njoftuar dhe ne Polici sipas vajzave! Thjesht Tmerr,” shkruhet krah videos./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 20:34