E rëndë/ Burri kanosi me thikë 33-vjeçaren në Fier, procedohet edhe 65-vjeçari që vrau një qen

Një 50-vjeçar është arrestuar në Fier pasi dyshohet se ka dhunuar një 33-vjeçare dhe e ka kanosur atë me thikë. Gjithashtu është proceduar edhe në një 65-vjeçar, pasi dyshohet se ka vrarë një qen, i cili e kishte sulmuar.

“Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin U. H., 50 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka dhunuar një shtetas 33 vjeç dhe i ka marrë celularin duke e kanosur me mjet prerës (thikë).

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. N., 65 vjeç, pasi ka vrarë me armë gjahu (që e posedonte me leje), një qen i cili e ka sulmuar”, njofton Policia e Fierit.


Shtuar 4.07.2024 17:21

Tags: ,