Një burrë nga Florida goditi 40 herë me një palë gërshërë një djalë, në tentativë për ta gjymtuar brenda një dyqani.
Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Lee, Edmund Clarke, 36 vjeç, hyri në dyqan me djalin e një të moshuari për të cilin ai kujdesej.
Videoja e incidentit të së hënës tregon Clarke duke rrëmbyer papritmas një palë gërshërë që i vuri re brenda dyqanit dhe duke iu drejtuar viktimës ndërsa ndodh dhe sulmi tragjik.
Deputetët thanë se Clarke dyshohet se e kishte sulmuar burrin në një përpjekje për ta gjymtuar atë dhe rrëmbeu thika të tjera që gjeti brenda dyqanit gjatë incidentit. Sulmi i Clarke zgjati disa minuta para se policët të arrinin në vendngjarje. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin lokal me plagë të rënda në kokë, qafë dhe kraharor, por nuk eshte ne rrezik jete.
Sipas një raporti të arrestimit, Clarke kishte shërbyer si kujdestar për babain e viktimës për afërsisht një dekadë, shkruan NYP.
Të dy u takuan në një moment para incidentit dhe Clarke kërkoi të shkonte në dyqan për të marrë diçka për të ngrënë.
Sipas një dëshmitari, Clarke filloi të përjetonte halucinacione dhe tha se ishte në shënjestër nga një armik i panjohur përpara se të fillonte sulmin.