E rëndë, autobusi me nxënës del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një autobus shkolle me 40 nxënës të moshës 14 dhe 18-vjeç, ka dalë nga rruga  për t’iu shmangur përplasjes kokë më kokë, me një makinë Alfa Romeo 147.

Autobusi u përmbys në një kanal në hyrje të Baragiano (Potenza), por fatmirësisht mediat italiane raportojnë, se të gjithë nxënësit kanë mundur që të shpëtohen dhe janë dërguar menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme mjekësore.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë, pasi mbeti i bllokuar për një kohë më të gjatë.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe Giuseppe Galizia, kryebashkiak i Baragiano (Potenza), i cili  ka thënë se: “Fatmirësisht kishte pak lëndime të lehta, ishte një mrekulli. Duke parë situatën e autobusit, mund të kishte ndodhur një tragjedi”.


Shtuar 28.02.2024 11:57