Samiti për Ukrainën, Vuçiç në Tiranë: Do t’i përmbahem parimeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në Tiranë, teksa mbërriti në Samitin për Ukrainën, se ka disa propozime në lidhje me një deklaratë për sanksione ndaj Rusisë.

Vuçiç u shpreh se Serbia do t’i përmbahet parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Serbisë, dy vite më parë.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë,” u tha Vuçiç gazetarëve.

Këtë të mërkurë, në Tiranë mbahet samiti për Ukrainën. I pranishëm është edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti në kryeqytet në orët e vona të mbrëmjes të së martës. Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Para nisjes së samitit, Zelensky u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Rama dhe Zelensky zhilluan një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura. Është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.


Shtuar më 28.02.2024 11:57

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş