E rëndë/ Aksidentohen dy makina ‘kokë më kokë’, plagoset i moshuari

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku janë përplasur dy mjete.

Njëri ka përfunduar në lulishte duke plagosur një të moshuar.

I moshuari po transportohet në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.


Shtuar 9.07.2024 20:42