Një qytetar nga Shqipëria ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.
Mediat greke raportojnë se 50-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në një aksident në zonën e Salmenikos të Egjialisë në Greqi.
Sipas mediave shqiptari humbi jetën pasi u mbyt nga balta pas një rrëshqitje dheu.
Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.
Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit.