E rëndë: 12 vjeçari plagos me thikë vëllain 17 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet ku dy vëllezër të mitur janë konfliktuar me njëri tjetrin, e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, ku një 12 vjeçar  ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht 17 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.


Shtuar 2.04.2021 14:05