Emojit janë bërë vërtetë një pjesë e pandashme e jetës tonë të përditshme.
Flasim dhe shprehim emocione e shpeshherë i përdorim dhe si çelës për të dalë nga situata të vështira.
Epo ato janë bërë vërtetë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë prandaj është mirë që të filloni të mësoni kuptimet e vërteta të tyre.
Pasi të shihini fotogalerinë e mëposhtme do ta kuptoni që i keni përdorur gabim deri më tani.
Shumë përdorues gabimisht besojnë se ky emoji simbolizon lutjen. Në fakt, ky është gjesti që japonezët përdorin për të kërkuar falje.
Në shikim të parë, ju mund të mendoni se ky emoji do të thotë një puthje. Por ky është vetëm një bilbil
Disa njerëz mendojnë se ky emoji nënkupton një kamariere me tabaka të padukshme, ose dikë që po vë në dukje arritjet e tij/saj. Në fakt, është personi i zyrës së informacionit.
Nëse doni të komplimentoni pamjen e dikujt, ju këshillojmë të mos e përdorni më këtë emoji. Nga pamja e parë , duket si një yll që po bie por në fakt nënkupton marramendjen; pak a shumë si personazhet e animuara kur goditen në kokë.
Ju duket sikur ky emoji nënkupton një person në mendime të thella, apo jo? Në fakt, ky emoji nënkupton kërkimin e faljes ndaj një personi tjetër.
Jemi mësuar të mendojmë se një kryq i kuq do të thotë ndalim. Sidoqoftë, përveç kësaj, kjo emoji mund të simbolizojë edhe një puthje në një bisedë në anglisht.
Kjo nuk është një fjongo e thjeshtë rozë, por simboli për të luftuar kancerin
Grushti i djathtë është një shenjë respekti dhe urimi
Mund të duket sikur ky emoji simbolizon diçka të keqe, megjithatë, në të vërtetë, ai ka një kuptim krejt të kundërt. Ajo tregon ogre japoneze, Namahage , e cila i largon shpirtrat e këqij.
Ky emoji përfaqëson maskën e ‘ Tengu ‘ – një demon nga mitologjia japoneze. ‘Të bëhesh Tengu’ do të thotë të tregosh arrogancë dhe vetëkënaqësi
Është një patate e ëmbël e pjekur e njohur si jaki-imo në Japoni
Ky emoji erdhi nga shirita komikë ku do të thoshte “Bam!” Kur përdoret në biseda, ky do të thotë që partneri juaj i bisedës ka humbur durimin ose ka kaluar limitet.
Jo vetëm që kjo emoji simbolizon një dëshirë për të drejtuar vëmendjen e partnerit tuaj në gjërat e shkruara më poshtë, por gjithashtu simbolizon të qenit në humor jo të mirë
Ky emoji simbolizon një pjatë japoneze të quajtur kamaboko – një tortë peshku me një rrotullim rozë
Njerëzit besojnë se ky emoji i referohet një personi të irrituar dhe nervoz, por ne fakt simbolizon ‘fytyrën e dikut që ka triumfuar’. Wow!