E qëllimshme? Shkrumbohet nga flakët makina në Korçë

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Korçë, dhe dyshohet se është e qëllimshme. Burimet bëjnë me dije se mjeti i është djegur shtetasit Arjel Cene nga Mborje. Në polici ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Më datë 18.11.2021, rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia. /albeu.com/

 


Shtuar 18.11.2021 08:57