E pranon Putin: Sanksionet e Perëndimit po godasin rëndë ekonominë tonë

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës janë “një goditje e rëndë për ekonominë tonë”.

Për herë të parë, presidenti rus Vladimir Putin ndjen majë dhe pranon vështirësitë, por rinis duke thënë se është “i sigurt se do t’i kapërcejmë këto vështirësi” dhe se, në të vërtetë, “ne do të mund të përfitojmë nga kjo situatë”.

Për shkak të “përpjekjeve për të kufizuar zhvillimin tonë”, në fakt, sipas Putinit, vendi do të fitojë “më shumë aftësi dhe më shumë mundësi për t’u ndjerë i pavarur dhe i vetë-mjaftueshëm, dhe në fund kjo do të jetë e dobishme”.

“Ka njëfarë progresi në bisedimet ruso-ukrainase që zhvillohen pothuajse çdo ditë.”

Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me liderin bjellorus Lukashenko, sipas raporteve të TASS


Shtuar 11.03.2022 13:46