E pranishme edhe Yuri Kim, Begaj ceremoni pritëse për trupin diplomatik në Tiranë: Shqipëria faktor paqeje në rajon

Presidenti, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot ceremoninë e pritjes të trupit diplomatik në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij presidenti Begaj falenderoi aleatët për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për sulmet kibernetike iraniane.

Ndërsa tha se Shqipëria është faktor paqeje në rajon dhe se shkon gjithmonë drejt zgjidhjes së problemeve me dialog.

Më tej Begaj u ndal te tensioned në veri të Kosovës. Ai tha se Shqipëria ëhstë në krah të Kosovës dhe një vend i matur ndaj provokimeve në Ballkan.

Të pranishëm ndër të tjera në ceremoninë pritesë ishin figura të politikës shqiptare, siç është ministrja për Punët e Jashtme dhe Europësn Olta Xhaçka, deputetja demokrate Jorida Tabaku etj.

Ndërkohë nga trupa diplomatike s’kishte si të mungonte ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

/Albeu.com/