Historia e denoncuar në emisionin “Piranja” ka të bëjë me një adoleshente nga një qytet jugor i Shqipërisë. Prej 3 vitesh në makth ajo tregon kalvarin e torturës psikologjike nga ish i dashuri i saj virtual.
Kërcënime që bëheshin rregullisht nëpërmjet chateve që i dërgonte. Duke qenë ende e mitur asokohe, vajza nuk guxonte të fliste me njeri, dhe mbyllej edhe më shumë në vetvete duke kaluar në kokë edhe veprime ekstreme. Përndjekësi vazhdon ta shantazhojë pa u ndalur aspak nga lutjet e saj.
Vajza kërkon dëshpërimisht ta harroje sa më parë këtë histori të tmerrshme që ka përjetuar, por ky maniak 27 vjeçar duket se nuk ka aspak në mend ta lërë të qetë.
Për ta kuptuar më mire se me kë kemi të bëjmë, shkuam të takojmë vajzën e cila ishte në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Ajo na tregoi me detaje gjithë çfarë ka ndodhur në këto tre vite, që nga momenti i parë i njohjes në Instagram me të riun.
Siç ndodh shpesh, në këtë kohë kur rrjetet sociale janë si një pike takimi mes te rinjve, vajza ka nisur të ketë një lloj pëlqimi për të riun, dhjetë vite më të rritur. Pa menduar aspak për pasojat që do të vinin me pas.
Sepse fatkeqësisht shumë meshkuj mendojnë se nëse një femër pranon të hyjë në një ambient të mbyllur, atëherë i lind e drejta të abuzojë me të.
Duhet kuptuar gjendja psikologjike e një të miture menjëherë pas abuzimit, mes tmerrit të përjetuar dhe dilemave për të ardhmen. Dhe pikërisht këtu, dhunuesi përfiton. Ai bëhet më i ngrohte dhe i dashur, duke e futur në grackën e një raporti, që për vajzën, në fillim duket si afektiv. Por që në realitet është vazhdimi i abuzimit të sapo nisur. Fatkeqësisht vajza nuk e kupton duke rënë në të tjera gabime…
Dhe këtu, më në fund, vajza e kupton se me çfarë personi ka të bëjë. Pasi e ka përdhunuar, ai kërkon edhe ta mbaje nen kontroll te vazhdueshëm, duke e shantazhuar me video intime.
Por videot janë vetëm një pjese e vogël e presioneve qe ai i bënte vajzës. Kohe pas kohe ai e kërcënonte se do ti bënte keq të afërmve të saj.
Vajza e ka takuar disa herë, nën kërcënime dhe presione qe ai ia bënte në çdo orë të ditës. Gjë që shihet edhe në chatet që i dërgon. Ndoshta ky është momenti kur vajza nis të mendojë seriozisht për veten e saj, dhe bindet që t’i japë fund njëherë e mire makthit tre vjeçar. Dhe disa minuta pas kësaj bisede, vajza, merr guximin që ta takoje personin qe i ka nxirë jetën.
Përdhunuesi tregohet i ftohte dhe thuajse indiferent ndaj shpërthimit të vajzës. Duket sikur diçka ka kuptuar. Kjo bindje na shtohet edhe nga mënyra se si kërkon të largohet sa me shpejt, duke shikuar anash, dhe duke vënë dhe kapuçin në kokë. Është momenti që të ndërhyjmë përpara se sa ta humbim nga sytë.
Ndërkohë që në së bashku me vajzën, na mbetet ti drejtohemi policisë, për të denoncuar të gjithë abuzimet e këtij personi, i cili i ka hequr 3 vite nga jeta një te mitur, duke i shkatërruar asaj vitet më të bukura.
Disa ore pas denoncimit të bërë, vajzës i mbërrin ky mesazh në celular. Nga sa shkruan duket një tjetër person, i cili i përgjërohet, duke i numëruar një sërë problemesh qe ka me jetën e tij. Ai lutet që gjithçka te mbyllet aty.
Sepse ndërkohë, policia ka kryer arrestimin e tij, nën akuzën e përndjekjes. Por fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë, pasi vetëm një vit më parë, ai ka përdhunuar një tjetër 15 vjeçare. Tre ditë më vonë, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për përdhunuesin, i cili shpresojmë se këtë radhë nuk do ta kalojë me disa jave burg si herën e parë.