E pazakontë, babai ndryshon gjininë për të fituar kujdestarinë e vajzave

Një baba ka ndryshuar ligjërisht identifikimin e gjinisë në një përpjekje për të fituar kujdestarinë e dy vajzave të tij të vogla pas një ndarjeje të ashpër nga gruaja e tij.

René Salinas Ramos, 47 vjeç, tani idetifikohet si femër në dokumentet zyrtare në vendlindjen e tij Ekuador – pavarësisht faktit se ai ende identifikohet si një mashkull cisgjinor në jetën e tij të përditshme.

Babai i dëshpëruar pretendoi se ai mori vendimin drastik për shkak të sistemit të drejtësisë në vendin e tij, për të cilin ai tha se zakonisht përfitojnë nënat në rastet e kujdestarisë.

“Të qenit baba në këtë vend, Ekuador, dënohet dhe unë shihem vetëm si ofrues”, tha Ramos për gazetën lokale La Voz del Tomebamba. “Ajo që unë kam kërkuar është të jap dashurinë dhe mbrojtjen që një nënë mund t’u japë fëmijëve të saj.”

Ramos pretendoi se vajzat e tij aktualisht jetojnë në një mjedis abuziv me nënën e tyre dhe pretendoi se ai nuk i kishte parë fëmijët e tij për më shumë se pesë muaj.

“Ligjet thonë se ajo që ka të drejtë është gruaja. Në këtë moment jam femër. Tani jam edhe nënë, kështu e konsideroj veten”, tha Ramos për mediat e mbledhura jashtë zyrës së Regjistrit Civil të qytetit të Cuenca më 30 dhjetor. “Jam shumë i sigurt për seksualitetin tim. Ajo që kam kërkuar është që dua të jem nënë, që të jap edhe dashurinë dhe mbrojtjen e një nëne.”

/albeu.com


Shtuar 26.01.2023 21:16

Tags: ,