Hurmat e arabisë përmbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar funksionimin më të mirë të të gjitha organeve të trupit.
Sipas studimeve një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të gjitha vlerat ushqyese si hekur, fosfor, kalium, zink, magnez, vitaminë A,D dhe C dhe mbron organizmin nga ushqimet e dëmshme apo të pa shëndetshme.
Kjo kurë ndihmon në mbajtjen e enëve të gjakut të shëndetshme, sistemit nervor, veshkave, ndihmon konstipacionin, mbron kockat duke parandaluar dobësimin e tyre, forcon sistemin imuntar dhe ndihmon mëlçinë të pastrohet nga toksinat.