Rama merr me të mira komentuesit: Ju ndjek me vëmendje, meritoni më shumë!

Kryeministri Edi Rama po prezanton programin për Shërbimet për Qytetarët dhe Biznesin. Në fjalën e tij, ai u shpreh se lexon me vëmendje edhe reagimet e qytetarëve teksa shtoi se të shumta janë dhe rastet kur ndeshet me pakënaqësi apo padurim.

Fjala e Ramës

Ju dëgjoj mirë, ju dëgjoj papushim, ju ndjek me vëmendje sa herë që jam në makinë kryesisht por dhe në një moment kur kam kohë të lirë, komentet tuaja, reagimet në faqet e mia sociale. E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj, padurimin tuaj, ndjenjën e mungesës së një optimizmi për atë që vjen por nga ana tjetër kam përshtypjen e plotë, bindëse se kur me shumë të drejtë, ju kërkoni më shumë, ju doni më shumë. Meritoni më shumë, harroni se nga jemi nisur, harroni se sa shumë është bërë në cdo drejtim e sa shumë gjëra janë ndryshuar.

Nuk ishte 70 vite më parë, as 27 vite më parë, deri 7 vite më parë kur të gjithë ju, për të marrë një copë letër cfarëdoqoftë, që nga një certifikate, te një dokument, duhet të rrinte në radhë. Apo e keni harruar? Kujtohuni, se në sa shumë radha iu është dashur të qëndroni, pavarësisht moshës. Që nga nxënësit e gjimnazit, sa shumë radha keni bërë për cdo copë letër, dhe sa herë, shpesh në ato radha të bëra iu është dashur të ballafaqoheni me fytyrën fyese, poshtëruese të shtetit kur iu është thënë, ik hajde nesër, ik, ik, kthehu ktheu ktheu.

Dhe në sa shumë raste iu është dashur të paguani, që ajo copë letër t’ju vijë në dorë. Ju kujtohet, mirëpo dritat vinin sipas humoreve të perëndisë, apo natyrës, apo sipas këputje shpëutje të një kompanie makth.Duhet të rrinit në radhë, në rrugë, në shi në diell për të paguar. A ju kujtohet se në sa shumë raste, sidomos ata që kanë pasur shpesh nevojën për të marrë dokumente, duhej të kërkonin një mik, emër të njohur për t’iu ardhur në dorë ajo copë letër. Këto ishin soortelet tuaja, ishte shteti ynë para 7 vitesh. Kjo ishte e gjithë cka ndodhi pas sporteleve të zymtë, ku një dorë zgjatej e tërhiqej.


Shtuar 19.03.2021 10:23