Ministrja e Energjitikës dhe e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka folur për herë të parë ditën e sotme lidhur me vdekjen e 37-vjeçares, Liljana Sema, e cila ndërroi jetë në kasollen e saj nga i ftohti.
Në fjalën e saj në seancën plenare, Balluku u ktheu përgjigje deputetes së PD, Ina Zhupa duke e kaluar përgjegjësinë tek fëmijët e të moshuarës.
Gjithashtu ministrja pohoi se 67-vjeçares i ishin ndërprerë dritat që në vitin 2020 për shkak se nuk kishte paguar një shumë prej 1200 lekësh të reja.
Fjala e Belinda Ballukut:
“Po përsëris edhe njëherë që ju të hiqni vëmendjen nga bravat dhe foltoret etj. I keni bërë njerëzit copë për t’u mbuluar por nuk mbuloheni kollaj.
Zonja ishte e fasilituar nga OSHE për një shumë të mbartur prej kohësh prej 1200 lekësh. Nuk përmenda djemtë e askujt sepse e dinë vetë ata, do ta kenë në ndërgjegjien e tyre siç kam unë prindërit e mi.
Ndërkohë, e dashur është mirë të kuptosh edhe procedurat e daljes së një VKM-je. Nuk bëhet fjalë vetëm për OSHE-në por për shërbime të tëra.” /albeu.com