Koronavirusi i merr jetën aktorit Guljelm Radoja

Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 75 vjeçare aktorit të njohur Guljelm Radoja.

Radoja ishte infektuar prej mëse një muaji dhe merrte shërbim në spitalin infektiv në Durrës. Teksa gjendja shëndetësore u rëndua, ditën e djeshme është dërguar në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, por nuk ka mundur t’ia dalë.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte  nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Rolet:

Dashuria s’mjafton (2019) Babai i Albanit
Në kërkim të kujt (2011) serial
Der Albaner (Shqiptari) – (2009)
Kronikë provinciale (2009)
Njerez dhe Fate – (2001-2003) mini-seri
Unë ti dhe Kasandra – (1999) (TV)
Dasma e Sakos – (1998) , Sako
Kolonel Bunker – (1998)
Dashuria e fundit – (1995)
Nekrologji – (1994)
Vdekja e burrit – (1992)
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989) ….Prifti
Flutura në kabinën time – (1988) …Marku
Eja! – (1987) …Lirimi
Vrasje në gjueti – (1987) …Pertefi
Asgjë nuk harrohet – (1985) ….Peshkatari
Mondi dhe Diana – (1985) ….Babai i Mondit
Të paftuarit – (1985)
Vendimi – (1984) …. Leçiano
Kush vdes në këmbë – (1984) ….Petro Luarasi
Gracka – (1983) ….Refiku, radisti
Era e ngrohtë e thellësive – (1982) (TV) ….Rexhepi
Rruga e lirisë – (1982), Aleksi
Nëntori i dytë – (1982) ….Lym Kepi
Gëzhoja e vjetër – (1980) ….Servet Saraçi
Goditja (1980) – (TV) …Agimi
Dorina (1979) – (TV) …Viktori
Mësonjtorja – (1979) ….Stefan Bardhi
Gjeneral gramafoni – (1978) ….Zoti Alberto
Në pyjet me borë ka jetë – (1978) ….Inxhinieri
I treti – (1978), Major Kelli
Shembja e idhujve – (1977), arkeologu
Zani partizani – (1976) (TV) …. Komisari
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – (1976) ….prifti
Dimri i fundit – (1976) ….Togeri gjerman
Në fillim të verës – (1975), Tenente Aleko Gurabardhi
Shtigje lufte – (1974), Tafa, fotografi
Gjurma – (1970), inxhinier


Shtuar 5.05.2021 09:24