E mbajti peng 9 orë, arrestohet bullgari që përdhunoi shqiptaren në Athinë

Policia ka vënë në një 34-vjeçar në Athinë i cili abuzoi seksualisht me një shqiptare e cila pastronte në hotelin ku ai po qëndronte dhe ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Lajmi është publikuar nga mediat, ndërsa bëhet me dije se në pranga ka rënë edhe një person tjetër me arsyen se ka ndihmuar bullgarin për ta strehuar.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 50-vjeçarja shqiptare dëshmoi para autoriteteve orët e tmerrit.

“Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë” tha ajo. “Ndërsa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë’”, tha më tej ajo.

Gruaja më pas përshkroi momentin se si arriti të shpëtonte.

“Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj” tha ajo.

 

 


Shtuar 22.06.2021 23:03