E lanë në hije gjatë ceremonisë! Meta “injoron” Ramën e Yuri Kim publikisht, shihni çfarë ndodhi në shesh (VIDEO)

Vazhdon përplasja në distancë mes Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores Yuri Kim.

Ditën e sotme, Rama dhe ambasadorja Yuri Kim “lanë në hije” presidentin Meta, ku ambasadorja nuk e takoi në nisje të ceremonisë, kryeministri e “injoroi” prezencën e tij dhe i hoqi fjalën në LIVE të trasmetuar në Facebook.

Por kjo luftë ka vazhduar edhe me presidentin Meta i cili gjatë fjalës së tij nuk ka përshëndetur aspak as kryeministrin Rama e as ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Fjala e Metës:

Të nderuar përfaqësues të qeverisë dhe gjitha institucioneve, e nderuar zona përfaqësuese e SHBA-së dhe trupit diplomatik. Të nderuar trupa pjesëmarrëse, ushtarakë e qytetarë, është kënaqësi e vecantë për mua të jemi së bashku në këtë shesh që mban emrin e shënjtores së madhe Nënë Tereza, për të vëzhguar stërvitjen më të madhe të organizuar ndonjëherë.

Operacionet e organizuara në ajër det edhe tokë kanë qenë të suksesshme deri më tani dhe kanë realizuar të gjitha objektivat e vëna.Kjo do t’i shërbejë rritjes së kapacitetit tonë të mbrojtjes.

Jam i lumtur që qytetarët kanë shprehur mikpritjen tonë karakterizuese. Shpreh falenderimin më të madh për SHBA dhe vendet e tjera aleate që zgjodhën vendin tonë për të mbajtur këtë stërvitje të madhe. NATO është organizata më e madhe e lirisë.Në fund dua të falenderoj forcat tona ushtarake të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të përmbushur detyrat e tyre në funksion të operacioneve të organizuara nga SHBA dhe NATO. /albeu.com/

 


Shtuar 23.05.2021 11:07