Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur në lidhje me raportin e tij me kreun e PD, Lulzim Basha.
Me tone të ashpra dhe zhgënjyese Ndoka ka sulmuar ashpër Bashën duke e bërë atë aleat të Ramës dhe përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Gjatë një interviste Fax tv, Ndoka deklaroi se sot ai ndërron rrugën në mënyrë që të mos ketë përballje me Bashën, duke shtuar se nuk e respekton dot më si njeri.
A e keni takuar Bashën pas zgjedhjeve?
Ndoka: Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Menodva për një moment ta respektoja si qytetar por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim.
Foltorja po i bën shumë mirë PD dhe politikës shqiptare. Ne patëm mbetur pa opozitë. Lulzim Basha ishte palë me Ramën.
E don Bashën si shtojcë aritmetike Rama. Basha po përgatitej të shkonte drejt një bashkëqeverisje. Në këtë rast Foltorja i dha shpresë opozitës. Vendi ka nevojë për opozitë. /albeu.com/