E joshi 8-vjeçarin me biçikletën dhe e futi në oborr! Autorin e mbanin me bukë familjarët e të miturit

Janë zbuluar detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë makabre ku 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin, Mateo Vasiu.

Mësohet se policia ka dyshuar për Çalamanin pas pyetjeve që ky i fundit ka bërë teksa autoritetet kërkonin për të voglin. Dyshimet e uniformave blu janë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së xhaxhait të 8-vjeçarit.

Po ashtu gazetarja raportoi se familjarët e viktimës e kanë mbajtur me bukë herë pas here autorin e ngjarjes pasi ky i fundit ishte në gjendje të rëndë ekonomike.

“Janë komshinj, 100 metra banesat larg njëri-tjetrit. Autori i vrasjes, Klodian Çalamani i jepte biçikletën jo vetëm viktimës së sotme, por shpeshherë edhe djemve të lagjes për të luajtur dhe mesa duket e përdorte atë si një objekt për të tërhequr fëmijët. Ngjarja e sotme i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

(Klodian Çalamani) Është një personazh që në vitin 2006 është arrestuar për veprën penale të rrëmbimit dhe heqjes së lirisë së personit pasi ka marrë peng një vajzë 16-vjeçare. Ajo ka mundur t’i shpëtojë dhe ka mundur të bëjë denoncimin në polici. Klodiani atë kohë është arrestuar së bashku me xhaxhain e viktimës së sotme, pra të djalit 8-vjeçar pasi edhe ai banon po në këtë lagje. Shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën. Ka kryer dënimin dhe është liruar më 6 Maja të vitit 2009.

Nuk ka pasur ngjarje të tilla që prej asaj kohe që ai ka kryer dënimin. Nuk ka qenë në mbikëqyrje të grupeve që duhej të interesoheshin për vazhdimësinë dhe rehabilitimin e tij nëse ishte kryer apo jo.ai ka bërë një jetë të rregullt. Informacionet nga Fieri vijnë se ai gjithmonë kërkonte të punësohej, madje ishte i përpiktë në momentet e kryerjes së punës, i përpiktë në oraret dhe i përpiktë në punë.

Mendohet se ai duhet të ketë probleme të shëndetit mendor. Në fakt ka qenë vetë ai pothuajse që i çoi policinë drejt vendit të krimit dhe në zbulim. Kur familjarët denoncuan humbjen e 8-vjeçarit, autori vinte vërdallë dhe shpeshherë pyeste policinë “e gjetët apo jo, ndoshta autori që e ka vrarë ka ikur me makinë”. Ko ka qenë fraza që e ka bërë policinë të dyshonte. Policia ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait të viktimës, i cili ka kamera të sigurisë dhe kanë marrë prej andej kamerën e sigurisë. Kanë parë që djalit i është afruar autori i krimit, Klodian Çalamani, i ka dhënë biçikletën dhe e ka futur në shtëpi. Policia është futur në shtëpinë e autorit.

Në momentin që është futur në oborr ka parë cepin në ngjyrë të kuqe të xhupit që kishte veshur djali sot dhe aty kanë dyshuar që mund të jetë djali. I janë afruar dhe kanë parë që nuk ka arritur ta groposte por i kanë hedhur pak baltë dhe disa gjethe pemësh. Edhe autori jeton në gjendje të tmerrshme. Ka një kasolle, edhe ajo mund të quhet e rrënuar sepse ka vetëm baltë dhe ferra. Sipas policisë e ka lidhur djalin 8-vjeçar, e ka dhunuar. Madje është bërë edhe autopsia për vepra të tjera penale përpos dhunës së dukshme me lopatë që i ka gjuajtur dhe frakturave që u ka shkaktuar në kokë ai edhe e ka lidhur fëmijën. Policia e ka arrestuar në kushtet e flagrancës dhe më pas ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Mes dy familjeve nuk kanë pasur hasmëri. Madje mund të them që familjarët e viktimës më informuan që e kanë mbajtur edhe me bukë. Për shkak se autori jetonte vetëm, shpeshherë familjarët e viktimës i kanë dhënë ushqim, madje e kanë mbajtur edhe afër”, tha Sefa.

Klodian Çalamani jetonte i vetëm. Prindërit e tij ishin të divorcuar. Babai dhe vëllai i tij mësohet se vuajnë dënimin me burg në Greqi. Ndërsa nëna e tij sipas burimeve është e martuar në Maqedoni dhe jeton atje së bashku me vajzën. /tvklan

 


Shtuar 17.11.2021 07:39