Zjarr në katin e katërt të një pallati në Tiranë

Orët e para të mëngjesit të sotëm, në katin e katërt të një banese në zonën e Freskut ka rënë zjarr. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa mësohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 08:08