Temperatura të ulëta, ngrica dhe borë, ja si do të jetë moti sot

Ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta. Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qendër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 ballë.

Kosova

Dita nis në ndikimin e masave ajrore të kthjellëta por të ftohta verilindore. Por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gjatë mbrëmjes vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin e Kosovës duke rrezikuar reshje të pakta dëbore.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në MV, situatë e cila vijon deri pas pas mesditës kur vranësirat e dendura do të përfshijnë zonat perëndimore dhe gradualisht deri në mbrëmje gjithë territorin.

Rajoni dhe Europa

Temperatura ekstremisht të ulta dhe reshje të dendura dëbore dominojnë Europën lindore dhe pjesërisht atë qëndrore. Po ashtu me reshje të izoluara dëbore mbetet ballkani perëndimor. ndërsa kthjellime por mot i acart do të mbizotërojë në Gadishullin e Skandinav, Europën Perëndimore dhe Ishujt Britanikë.


Shtuar 20.01.2022 08:02