Policia ka zbardhur atentatin e bujshëm në “Don Bosko”, ku më 4 janar 2022 u vra Erion Çela dhe u plagosën 4 të tjerë.
Sipas policisë Kasandër Noga dhe Kevin Suçi paguan për vrasjen e Geron Hysenbelliut cili ishte objektivi i atentatit.
Po sipas policisë autorët ngatërruan objektiv.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ton Voci në një deklaratë për mediet ka bërë publike detajet e opracionit “Fokus”.
“U bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes se ndodhur më datë 04.01.2022, ku rreth orës 16:10, në rrugën “Don Bosko”, Tiranë, ku persona të panjohur, të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedez Benz”, me ngjyrë të zezë, kanë hapur zjarr me armë në drejtim të një lokali. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela, si dhe janë plagosur shtetasit Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.”
Gjatë hetimeve është bërë i mundur dokumetimi ligjor i autorësisë se kësaj ngjarje kriminale.
“Nga terësia e veprime të thelluara hetimore, vlerësimit të fakteve dhe provave të siguruara, deklarimet, provave shkresore, të dhënave në ekzekutim të letër porosise nga autoritet belge, krijohet dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se shtetasi Kasandër Noga në bashkëpunim me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu., dhe 2 nipave të tij për shkak të një hasmërise të vjetër, që shtetasi Kasander Noga, ka prej disa vitesh me vëllëzerit E. H., alias M. R. dhe G. H. Për të organizuar vrasjen e këtyrë personave, shtetasi Kasandër Noga ka kontaktuar dhe porositur shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar shtetasin Ilirian Feçi dhe vëllëzerit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe Ilirian Feçi, në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kanë kryer veprime konktrete, takime dhe biseda, janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj intinerain e mundshëm të lëvizjeve, kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e Geron Hasanbelliut, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.”
Sipas deklaratës së policisë, nga deklarimet e vellezërve Beqiraj, rezulton se megjithesë fillimisht ata kanë marrë përsipër kryerjen e vrasjes dhe kanë kryer veprime konkrete, pas disa kohësh janë tërhequr nga frika, dhe për gjetjen dhe vrasjen e Hasanbelliut dhe nipave të tij, shtetasit Kasander Noga dhe Kevin Zeneli (Suçi) kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.
“Gjithashtu, nga deklarimet e vellëzerëve Beqiraj, ka rezultuar se më datë 04.01.2022, shtetasi Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa indentifikuar, si porosi e shtetasit Kasander Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë shtetasin G. H., por autorët kanë ngatërruar objektiv, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë. Gjithashtu, nga provat e mbledhura deri tani dyshohet se shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) dhe personat e tjerë, janë ndihmuar nga shtetasi Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton se ky shtetas, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me shtetasin Kevin Zeneli (Suçi).”
Pas vlerësimit të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur:
– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kasander Noga, i datëlindjes 15.05.1997, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave), parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i Kodit Penal,
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Kevin Zeneli (Suçi), i datëlindjes 07.03.1999, i dyshuar për kryerjen e vepave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave),dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 79 gërma “dh” dhe 278/1 të Kodit Penal,
– Caktimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Gentjan Beqiraj, i datëlindjes 30.10.1983, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Indrit Beqiraj, i datëlindjes 01.07.1990, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungese ndaj shtetasit Ilirian Feçi (Feci), i datëlindjes 15.06.1975, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,
– Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë ndaj shtetasit Roland Ahmetsulaj, i datëlindjes 30.08.1987, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal,
Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj, dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Insitucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.
– Shtetasi Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) është shpallur në kërkim./albeu.com