Vritet me armë zjarri një 50-vjeçar në Gjilan

Një 50-vjeçar ka mbetur i vrarë në Gjilan të Kosovës.

Të shtëna me arma zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Gjilan. Siç raporton Gazeta Express, si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një person, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Sipas të dhënave të para, dy persona kanë qëlluar me armë./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 21:19