Një 71-vjeçar është gjetur pa jetë në banesën e tij në Mirditë dhe dyshohet se është vetëvrarë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rreth i Epërm, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com