Vetëm dy viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i personave të infektuar me koronavirus ka pësuar rënie, ndërsa janë regjistruar vetëm dy viktima dhe 179 raste te reja.

Të dhënat bëhen të ditura nga buletini i përditshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

 

 


Shtuar 16.04.2021 18:07