Në fshatin Bishan të Vlorës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllai 60-vjeçar Seit Danaj, ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 66-vjeçare Bukuroshe Hoxha, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com