E FUNDIT/ U deklarua e “zhdukur”, gjendet kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila u deklarua më parë e zhdukur, është gjendur.

Ishte burri i saj që bëri kallëzim në polici për humbjen e saj, duke pretenduar se ajo nuk ishte kthyer në shtëpi pas pune.

Dyshimet e para janë se ajo ishte larguar pas konflikteve në familje.

Njoftimi i policisë

Lezhë

Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se:

Shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa./albeu.com