E FUNDIT/ Tronditet Vlora: Vrasje me armë zjarri, raportohet për dy viktima

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë. Burimet e para bëjnë me dije se në qytetin bregdetar në Vlorë ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Llakatund të Vlorës ku sipas raportimeve, një i ri, ka vrarë xhaxhain e tij dhe pas krimit të rëndë ka qëlluar edhe veten.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vlorë/Informacion paraprak

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 25.10.2021 18:44