Trafikantët nuk zenë mend! Kapet sërish kokainë në Portin e Durrësit

Një tjetër sasi kokaine është gjetur në Durrës. Burimet bëjnë  me dije se kokaina është kapur në një kontenier me banene në portin e Durrësit.

Aktualisht vazhdon kontrolli i kontenierit ndërkohë dyshohet se ka mbi 10 kg kokainë të sekuestruar.

Bëhet me dije se kontenieri në të cilin u kap kokaina, është në pronësi të “Alba Exotic Fruit”, kompani në të cilën janë kapur edhe 3 ngarkesa të tjera.

Mësohet se kontenieri kishte ditë që gjendej në Portin e Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Port, Durrës

Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D. / albeu.com/

 

 


Shtuar 7.09.2021 13:33