Përplasje në gjykatën e Fierit, familjarët e Mateos kërkojnë me ngulm vrasësin e djalit (VIDEO)

Sot do të mbahet në gjykatën e Fierit seanca e parë për Klodian Çalamanin i cili vrau dhe groposi në oborrin e tij fëmijën 8 vjeç, Mateo Vasiu.

Familjarët e Mateos kanë pushtuar sot gjykatën duke kërkuar autorin e krimit të rëndë.

Të traumatizuar nga ngjarja e rëndë dhe të shumtë në numër, familjarët kanë hyrë me forcë në gjykatë duke kërkuar nëpër koridore Çalamanin.

Siç mund ta shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit familjarët kanë hyrë me forcë dhe kanë thyer disa dritare dhe dyer duke u kërkuar policisë llogari mbi vendndodhjen e vrasësit të djalit të tyre./albeu.com/

 

 

 


Shtuar 18.11.2021 10:01