Tërmeti shkund Shqipërinë, ku ishin epiqendrat

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit është në fshatin Xhuxhë dhe magnituda është 3.4 e shkallës Rihter.

Nga tërmeti nuk raportohet për asnjë dëm, ndërkohë që thellësia e tërmetit ka qenë 2 kilometra.

Ndërsa një tërmet 3.4 ballë të shkallës Rihter ndodhi në Fushë Arrëz.

Tërmeti u lokalizua në orën 21.13 sonte në 15 km në lindje të Fushë Arrëzit, raporton noa.al duke cituar Institutin shqiptar të Gjeoshkencave.

Ndërsa shërbimi Evropian sizmik tha se tërmeti kishte thellësi vetëm 2 kilometra.

Sipas emsc, tërmeti ndodhi 45 km larg Prizrenit dhe 15 km larg Kukësit.

Shtuar 4.05.2022 21:40