Lëkundje tërmeti në Shqipërinë, kjo është epiqendra dhe forca e tij

Lëkundje tërmeti me magnitude 3.9 balle janë ndier mbrëmjen e sotme në vendin tonë me epiqendër 17 km larg Vlorës dhe 98 km larg Elbasanit.

Sipas “EMSC”, që është faqja e specializuar për tërmete, lëkundja sizmike u ndje në 22:49:36 dhe zgjati disa sekonda. Epiqendra e tërmetit ishte në Orikum.

Paraprakisht nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet. Lëkundjet sizmike janë shoqëruar me momente frike dhe paniku te qytetarët, por magnituda ka qenë e vogël.

 


Shtuar 11.09.2021 23:00