Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, qëllohet për vdekje një person

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, në fshatin Babicë. Nga ngjarja ka mbetur i vrarë një person ende i paidetifikuar.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 08:14