Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Ishull Lezhë.

Policia ka nisur verifikimet në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Rrethanat mbeten të paqarta. Po administrohen gëzhojat e gjetura.

NJOFTIMI:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër .

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./albeu.com/


Shtuar 20.12.2021 21:54