Të shtëna me armë në Lezhë, vetëvritet një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ku një 52-vjeçare dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e saj.

Mësohet se gruaja, ka qëlluar veten me armë gjahu, ndërkohë që mbeten ende mister rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, dhe arsyet që e kanë shtyrë drejt këtij akti ekstrem.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 06.05.2021,rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë,në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M.,52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 6.05.2021 11:24