Sulmohet aplikacioni i KQZ-së, Celibashi zbulon sa qendra votimi janë problematike

“Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar pak minuta më parë, nëse kjo nuk do të zgjidhet kemi një plan B, dhe një plan C për të përditësuar të dhënat…”

Kreu i KQZ Celibashi ka deklaruar se aplikacioni i KQZ është sulmuar dhe se ka vështirësi për të përditësuar të dhënat e deri tanishme.

“Në total janë 144 qendra votimi ku identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra votimi janë duke e zhvilluar procesin e identifikimit manualisht për shkak të mungesës së operatorëve, ndërsa në pjesën tjetër mund të ketë pasur probleme teknike.

Ka raste sporadike të pezullimit për përkohshëm të votimit,  qoftë prej teknologjisë, qoftë të konfliktit mes palëve, nuk ka pasur konflikte që mund të vendosnin në rrezik të gjithë procesin. Në shkollën “Beki Muça” ka pasur një grumbullim të njerëzve në ambientet e brendshme dhe të jashtme të QV…”- tha Celibashi.

CELIBASHI:

Në total janë 144 qendra votimi ku identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra votimi janë duke e zhvilluar procesin e identifikimit manualisht për shkak të mungesës së operatorëve, ndërsa në pjesën tjetër mund të ketë pasur probleme teknike.

Ka raste sporadike të pezullimit për përkohshëm të votimit,  qoftë prej teknologjisë, qoftë të konfliktit mes palëve, nuk ka pasur konflikte që mund të vendosnin në rrezik të gjithë procesin. Në shkollën “Beki Muça” ka pasur një grumbullim të njerëzve në ambientet e brendshme dhe të jashtme të QV.

Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes dua të sqaroj dy momente, të dhënat janë të qendrave të votimit që kanë raportuar, dhe jo të gjitha qendrave. Në çdo rast numri i qendrave të votimit që ju shihni, janë ato që kanë raportuar në KQZ. Është një pjesëmarrje që përmblidhet në raport me QV që kanë raportuar.

Ilirjan Celibashi: Raporti që lexoni është e dhënë mbi pjesëmarrjen. Ka qendra votimi që raportojnë rregullisht, ndërsa një pjesë vonojnë.

Pyetje: E keni idenë kush e ka sulmuar?

Ilirjan Celibashi: Po ta dinim do e kishim luftuar! Nuk ka asnjë qendër që të jetë bllokuar procesi i votimit.

Pyetje: Sa kohë mendoni se do të marrë përpunimi i të dhënave?

Ilirjan Celibashi: Nëse nuk e zgjidhim problemin për pak kohë, do kalojmë në një aplikacion tjetër.

/albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 14:32