Skandali me uniformat e policisë, merret vendimi për ish-drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme

GJKKO ka vendosur të lë në burg ish-drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme Edlina Naqellari.

Naqellari me detyrë, ish-drejtoreshë  e Prokurimeve Publike, përfundoi në pranga pas tenderit abuziv për uniformave të Policisë.

Rikujtojmë se Naqellari u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë,   të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve./albeu.com/


Shtuar 25.08.2021 13:06