Skandali me tenderin e uniformave, lihen në burg 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Gjykata ka marrë vendimin e fundit në lidhje me tenderin e uniformave. Mësohet se Gjykata e Apelit ka lënë në burg 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.

Burimet bëjnë me dije se përveç drejtoreshës Edlira Naqellari, në burg do vijojnë të qëndrojnë edhe Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Ndërsa në masën arrest shtëpie do qëndorjë vetëm Anisa Bogdani. /albeu.com/