Shpërthim me tritol në një lokal në Tiranë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 28 nëntor, ka shpërthyer lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një lokali.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 në rrugën “Sali Butka”.

“Lënda plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të lokalit në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./albeu.com 


Shtuar 28.11.2023 09:08