Shpallet fajtore, dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiakja Zamira Rami

Ish-kryebashkiakja Zamira Rami është shpallur fajtore dhe është dënuar me 1 vit burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Ky vendim mësohet se është pezulluar me kushtin që Rami të kryejë punë me interes publik.

SPAK e akuzon ish-kryetaren e Bashkisë Gjirokastër se në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për ‘Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit’ si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër.

“…ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai dhe duke u shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë,” thuhet në njoftimin e SPAK. /albeu.com/

 


Shtuar 17.06.2021 14:49