Sherr në familje, gruaja godet me thikë bashkëshortin në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës. Burime bëjnë me dije se një grua ka goditur me thikë bashkëshortin. Shkak kanë qenë sherret e vazhdueshme që ka pasur çifti ditët e fundit për arsye të cilat ende nuk dihen.

Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar në spital të plagosurin. Gjendja shëndetësore e tij ende nuk dihet.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11. Sakaq, mësohet se ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com