Schick hero me dopietë, Çekia mposht Skocinë (VIDEO)

Republika e Çekisë  ka mposhtur  2-0 Skocinë  në Grupin D në kuadër të Euro 2020.

Schick  arriti të shënonte golin e parë në minutën e 42′.

Në 45 minutat e dytë, çekët ishin edhe më të pandalshëm, pasi shënuan edhe të dytin.

Schick ishte sërish në listën e realizatorëve, mirëpo tani me golin më të bukur deri më tani në Euro 2020, pasi shënoi nga afro mesi i fushës në minutën e 52-të.

Republika e Çekisë mban vendin e parë në Grupin D me 3 pikë, aq sa ka edhe Anglia, ndërsa Kroacia e Skocia pa pikë. /albeu.com/


Shtuar 14.06.2021 17:00