E FUNDIT/ Rrahu një person për t’i marrë portofolin në Divjakë, prangoset autori

Shtetasi Edmond Gjini nga Divjaka është arrestuar nga forcat e policisë për vjedhje me dhunë.

Ai dyshohet se i mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta.

Ndërkohë materialet i janë dërguar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 19:46