RENEA vijon aksionin, kontrolle të befasishme në Shkodër e Fier

Forcat RENEA po vijonë të zhvillojnë kontrolle e befasishme në qytete të ndryshme në vend. Aksioni ka për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri  e lëndë narkotike.

Mbrëmjen e sotme, është zhvilluar gjithashtu një operacion në qytetin e Vlorës ku janë goditur 5 pista që ushtronin lojëra fati duke arrestuar disa persona.

 

Shtuar 15.06.2021 21:35