Rama shkarkon Bledi Çuçin, Taulant Balla ministri i ri i Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm

Këtë detyrë tashmë do e mbajë drejtuesi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Rama ka bërë me dije se këto propozime do t’i dorëzojë të hënën te Presidenti i Republikës.

REAGIMI:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim

Shkarkimi i Çuçit vjen pas ngjarjeve të fundit në Fushë Krujë, ku anëtarë të familjes së ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhunuan barbarisht Jashar dhe Bilbil Majën.

Ngjarja ndodhi për shkak të një guroreje në pronësi të të parëve, për të cilën Majat ishin ankuar në polici se po u shkaktonte dëme në banesa, por autoritetet nuk i kishin marrë parasysh denoncimet e tyre.

Në lidhje me ngjarjen u shkarkuan edhe strukturat drejtuese të komisariatit të Krujës. /albeu.com


Shtuar 8.07.2023 20:01